09:52 / E Hënë, 11 Mars 2024 / S Z

Ndërron jetë mjeku vushtrrias, Fehmi Haxhaj

Ka ndërruar jetë doktori Fehmi Haxhaj.  Dr. Haxhaj kishte punuar për një kohë të gjatë në QKMF në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Haxhaj, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre.

Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Haxhaj për humbjen e tyre. Derisa vlerësoi lartë kontributin që doktor Fehmi Haxhaj, ka dhënë për shëndetësinë vushtrriase.