17:07 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndërtesa kryesore e Ministrisë së Jashtme merr emrin Ukshin Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vendosur të emërtojë ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të veprimtarit të shquar të çështje kombëtare Ukshin Hoti.

“Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe ne diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, shkruan Pacolli në Facebook. 

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme do të ndajë çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.

“Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, shkruan Pacolli.