75 Mall Live Search
19:58 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas hulumtimit të Indeksonline, këta janë dy personat që i arrestoi policia në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës, të përfshirë në dhënien e një leje të dyshimtë për një objekt banesor, dhe një pronar të një kompanie ndërtimore që u pajis me këtë leje në mënyrë të dyshimtë.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për drejtorin për Planifikim Urban, Abdullah Prebreza si dhe arkitekten, Antigona Konjuha.

 “Të dyshuarit  në cilësinë e personave zyrtar duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumë banesorë me afarizëm në Rr. ”Nënë Tereza”– Fushë Kosovë si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit  dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative”, ka sqaruar PK-ja.

Drejtori dhe arkitektja me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 422,  ndërsa i dyshuari me iniciale (M.V.) dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/

Raportimi i Indeksonline