23:00 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndërtimet pa leje në Prizren, Komuna parasheh 150 mijë € për t’i rrënuar

Komuna e Prizrenit pritet të nënshkruaj këtë muaj kontratën e radhës.

Bëhet fjalë për rrënimin e objekteve dhe punimeve pa leje që gjenden në këtë komunë.

Për këtë plan Komuna ka paraparë periudhën kohore prej 36 muajve, ku përgjatë kësaj kohe, të gjitha ndërtimet dhe punimet që nuk janë të legalizuara do të rrënohen.

Vlera e parashikuar e kontratës është 150 mijë euro./Indeksonline/