14:54 / E Martë, 25 Janar 2022 / B O

Ndërtimi i rrugës A në Prishtinë, Përparim Rama merr vendimin e parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendimin e parë lidhur me ndërtimin e rrugës së shumëpërfolur, rrugës A.

Rama ka nënshkruar vendimin për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”. Sipas tij, ndërtimi i rrugës do ndikojë dukshëm në shkarkimin e trafikut në kryeqytet.

“Rruga “A” është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut.
Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/