10:21 / E Martë, 28 Mars 2023 / LB

Ndërtimi i segmentit Kijevë- Dollc, protestohet sot në Rixhevë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ditë më parë janë hapur procedurat e prokurimit për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc.

Mirëpo, banorë të fshatrave Gllarevë, Stapanicë dhe Rixhevë janë të pakënaqur me devijimin e rrugës kryesore.

Në shenjë kundërshtimi ata kanë paralajmëruar se sot në ora 16:30 do të mbajnë një protestë.

Aliu në anën tjetër, ka njoftuar se rruga është e ndarë në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €./IndeksOnline