10:12 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

Ndërtimi i tre shkollave të reja në Prishtinë, punimet fillojnë në pranverë, mësimi nis në 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Tri shkollat e reja do të ndërtohen në Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj ka njoftuar se punimet për shkollat e reja do të nisin në pranverë.

“U nënshkrua kontrata me kompaninë e cila do të ndërtojë 3 shkolla të reja në Prishtinë! Shkollat do t’u shërbejnë 2500 nxënësve të Prishtinës. Punimet fillojnë në pranverë, kurse mësimi në to në shtator 2024” shkruan Zogaj në Facebook./Indeksonline/