12:06 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Ndërtonte pa masa sigurie: Gjobiten me nga 500 euro, investitori dhe punëkryesi

Drejtori i Inspeksionit i Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se sot ka gjobitur një investitor dhe një punëkryes me nga 500 euro pasi që nuk kishin respektuar vendimin për vendosjen e masave të sigurisë.

Tahiri tha se mosrespektimi i vendimeve është i ndëshkueshëm, shkruan IndeksOnline.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i ndëshkueshëm!

Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin!”, tha ai./IndeksOnline/