16:51 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Ndeshja e gjigantëve të Superligës, Drita – Ballkani këtë fundjavë

Këtë fundjavë do të zhvillohet  derbi i madh ndërmjet Dritës dhe FC Ballknait, duel ky që i takon xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e pret skaudrën e Munishit në Gjilan, për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të kësaj xhiro, duke marrë parasysh rënditjen e të dyja skuadrave në tabelë, shkruan IndeksOnline

Takimi fillon nga ora 13:30 dhe trasmetohet në “Art Motion”, ku Ballkani aktualisht ka 35 pikë dhe mbanë pozitën e parë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me plotë 33 pikë.