15:11 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndeshja e Kupës së Botës U-20 ku Haaland “shpërtheu” duke shënuar 9 gola

Erling Braut Haaland kompletoi transferimin e tij në Dortmund nga Salzburgu dhe në dy ndeshjet si zëvendësues shënoi 5 gola për 57 minuta.

Por, është një ndeshje e Kupës së Botës për grupmoshat nën 20 vjet ku Haaland realizoi plot 9 gola në fitoren e Norvegjisë ndaj Hondurasit 12:0.

Ishte data 30 maj e vitit të kaluar, ku Norvegjia U20 e udhëhequr nga Haaland demoloi Hondurasin.

4 gola në pjesë të parë dhe 5 në të dytën bënë që Haaland të “shpërthen”./Indeksonline/