15:47 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / B O

Ndeshja e parë e Djokovicit në Wimbledon ndalet për disa minuta, kjo është arsyeja

Përballja e parë e Novak Djokovicit në Wimbledon është ndërprerë për disa minuta.

Kjo për shkak të një urgjence mjekësore të një tifozi të pranishëm. Kur serbi po fitonte 1-0 në sete, loja u ndërpre përkohësisht.

Katër mjekë u përkujdesën për ta trajtuar atë urgjentisht. Djokovic po përballet me koreanin Kwon Soon-Woo.

Shërbimet e urgjencës e trajtuan tifozin dhe pati duartrokitje të ngrohta teksa u larguan nga tribuna./Indeksonline/