Ndeshja e radhës në Botëror, nikoqiri Kanada pret Bosnjën dhe Hercegovinën
Vazhdojnë emocionet e Kampionatit Botëror.
Ndeshjet e grupit A u përfunduan, ku pati befasi dhe emocione që në ditën e parë.
Radhën e ka nikoqiri tjetër i Botërorit, Kanada e cila do të pres Bosnjën dhe Hercegovinën e cila zhvillohet në “BMO Field” të Torontos.
Kjo është ndeshja e parë e Bosnjës në Botëror që nga viti 2014, ku e kishin mposhtur Iranin me rezultat 3-1.
Kujtojmë se ndeshja Kanadë-Bosnje dhe Hercegovinë, zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/

