10:52 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Ndeshja e sezonit, skuadra kosovare futet në karantinë

Të hënën zhvillohet ndeshja vendimtare për skuadrën që do të jetë pjesë e Superligës për sezonin e ardhshëm.

Ferizaji e Liria luajn në Podujevë në finalen e Play Of-it. Skuadra ferizajase ka vendosur të futet në karantinë para ndeshjes.

“Ju njoftojmë se skuadra jonë nga mëngjesi i ditës së nesërme do të futet në karantinë deri ditën e zhvillimit të ndeshjes së barazhit kundër Lirisë së Prizrenit.
Do të udhëtojmë në një lokacion jashtë Ferizajt, në mënyrë që fokusi i lojtarëve të jetë i përqendruar 100% në ndeshjen më të rëndesishme të sezonit.
Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe mediave që të respektojnë këtë vendim të klubit dhe të evitojnë kontaktet me lojtarët tonë.
Media të nderuara, ju njoftojmë po ashtu se FC Ferizaj mbetet e hapur që të bashkëpunoj me ju dhe se komunikimin do ta zhvillojmë përmes Zyrës për Informim, konkretisht zëdhënësit të klubit.
Për fund, falemnderit për punën e palodhshme dhe kontributin e juaj në ngritjen e cilësisë së futbollit në Kosovë” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/