10:16 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e sotme në Premierligë që mund t’i shkarkojë dy strategë të famshëm

José Mourinho dhe Rafa Benítez do të përballen me njëri-tjetrin sot (18:30) në një duel që si rrallë herë mund të sjellë dy shkarkime.

Jose Mourinho thuhet se do të shkarkohet edhe në rast se United e fiton ndeshjen. Por, nëse United arrin fitore, pritet të shkarkohet edhe Rafa Benitez. Kjo do të sjellte një kuriozitet në Premierligë që nga një përballje të shkarkohen dy trajnerë.

Dy ish trajnerët e Realit kanë patur start tejet të dobët me skuadrat e tyre në Premierligë duke qenë në thumbin e akuzave edhe në media.

Manchester United është i dhjeti në Premier League ndërsa Neëcastle zë pozitat e fundit duke qenë në rrezik për mbijetesë këtë sezon./Indeksonline/