12:53 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ndeshja e Tenisit që zgjati dy ditë, më e gjata në histori

Dje u zhvillua finalja e Wimbledonit në mes të Roger Federer dhe Novak Djokovic.

Tenisti serb arriti të triumfoj pas plot 5 orë lojë, duke zhvilluar një ndeshje shumë të gjatë.

Megjithatë rekordin historik për ndeshjen më të gjatë e mbajnë tenistët John Isner dhe Nicolas Mahut, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2010 amerikani dhe francezi luajtën në mes vete nga 22 deri në 24 qershor, ose 11 orë e 5 minuta lojë të rregullt.

Pasi rezultati në sete ishte 2-2, seti i pestë ka zgjatur shumë dhe rezultati ka arritur në 70-68 parase Isner të shpallet fitues.

Kjo është ndeshja më e gjatë që është regjistruar ndonjëherë në një Grand Slam të Tenisit. /IndeksOnline/