75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 30 Mars 2026 / G T

“Ndeshja është 50/50”, trajneri Foda para sfidës jetike: Turqia ka shumë yje!

Franco Foda është paraqitur në konferencën e fundit për media para ndeshjes jetike ndaj Turqisë.

Trajneri u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme por mendon se do jetë 50-50, shkruan Indeksonline

“Kombëtarja e Turqisë është mjaftë e mirë, me yje si Arda, Hakan dhe Yildiz. Ndeshja nesër mendoj se është 50-50”, u shpreh trajneri Foda

“Edoni është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë.”

“Unë kam besim te të gjithë lojtarët edhe te Edoni. Nesër ka mundësi që Edoni të luaj nga minuta e parë”, vazhdoi tutje trajneri 

Kujtojmë që ndeshje e playoffit zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/