75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 13 Prill 2026 / G T

Ndeshja i dukej e lehtë, Cherki filloi të luante me shishe në “Stamford Bridge”

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë shënoi fitore ndaj Chelseat me rezultatin 0:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Një video në rrjetet sociale ka filluar të bëhet virale me protagonist Rayan Cherkin, shkruan Indeksonline

Në një moment, futbollisti francez u kap nga kamerat e tifozëve duke luajtur me shishe, derisa lojtarët tjerë ishin në këndin tjetër të fushës shkaku i një lëndimi.

Cherki dhuroi ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmë, duke bërë dy asiste./Indeksonline/