10:56 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Maqedoni – Kosovë në Ligën e Kombeve luhet në Shkup, por finalja e madhe mund të zhvillohet në “Fadil Vokrri”

Liga e Kombeve është rruga e vetme e shpëtimit për Kosovën dhe treni i fundit për kualifikim në Euro 2020 pas humbjes ndaj Çekisë.

Më 26 mars, do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, Gjeorgji – Bjellorusi dhe Maqedoni – Kosovë.

Maqedonia do të jetë vendas pasi që ka pasë pikë më shumë gjatë fazës së grupeve dhe ndeshja do të luhet në Shkup.

Nëse Kosova arrin kualifikimin do të ndeshet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.

Nëse fiton Gjeorgjia, ndeshja finale e vlefshme për t’u kualifikuar direkt do të luhet në Tbilisi, ndërsa nëse kualifikohet Bjellorusia, ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/