09:30 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

“Ndeshja me Danimarkën nuk është miqësore, të tregojmë se mund të sfidojmë edhe kombëtaret e mëdha”

Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri te ndeshja miqësore e Kosovës kundër Danimarkës. Por trajneri Bernard Challandes nuk e sheh këtë duel si miqësor.

Në një prononim për Indeksonline, zvicerani thotë se rezultati i kësaj ndeshje do të ketë shumë rëndësi.

“Ne kemi dy synime në këtë ndeshje. Fillimisht kjo është ndeshje parapërgaditëse për Bullgarinë, nuk është miqësore. Unë duhet të shikojë se cilët futbollistë do të kenë nevojë për minuta që të adoptohen për ndeshjen me Bullgarinë. Kur themë që do të jetë ndeshje parapërgatitëse do të thotë që nuk do të bëj shumë ndryshime në formacion.

Kemi pasur paraqitje të mira me këtë ekip dhe mos prisni shumë risi. Rezultati i ndeshjes me Danimarkën do të jetë i rëndësishëm. Duhet të tregojmë që jemi gati të luajmë kundër kombëtareve të mëdha. Kur ka qenë në pyetje Malta, ata janë frikësuar nga ne dhe kanë qëndruar në mbrojtje. Por Danimarka do të vijë këtu për të bërë presing gjatë tërë kohës” deklaroi Challandes.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00. /Indeksonline/