12:51 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Ndeshja më e gjatë në histori, 19 minuta shtesë në ndeshjen Rostovi -Krasnodari!

Sfida e Kampionatit rus e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit midis Rostovit dhe Krasnodarit, ka hyrë në historinë e futbollit botëror për një fakt shumë të veçantë, minutat shtesë në fund të ndeshjes kanë zgjatur më shumë se pushimi ndëmjet dy pjesëve.

Përfshirë edhe minutat shtesë të pjesës së parë në këtë sfidë janë luajtur 111 minuta e 15 sekonda kohë efektive.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Meshkov në Rostov Arena, kronometri shënonte 109 minuta e 13 sekonda, pra më shumë se 19 minuta shtesë vetëm në pjesën e fundit.

Sa për kronikë takimi Rostovi – Krasnodari u mbyll në barazim 1-1.