Ndeshja mes Galatasarayt dhe United mund të shtyhet (VIDEO)

Ndeshja e Champions Leageu, e paraparë të zhvillohet sonte mes Galatasarayt dhe Manchester United mund të shtyhet.
Ndeshja mund të shtyhet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që ka kapluar Turqinë, shkruan IndeksOnline.
Stadiumi “Rams Park” është e mbushur plot me ujë dhe po testohet nëse është i gatshëm për lojë.
Galatasaray dhe Manchester United janë në kërkim të vendit të dytë në Grupin A, ndeshje e cila është paraparë të nis nga ora 18:45./IndeksOnline/