17:53 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ndeshja në Suharekë si gjendja politike në Kosovë, e lodhtë

Ka përfunduar pa gola sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në mes të Ballkanit dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat nuk ishin në nivelin e duhur për këtë sfidë dhe nuk arritën t’i gjejnë rrugën e golave, shkruan Indeksonline.

Rastin më të mirë në ndeshje e  pati Mendurim Hoti në pjesën e dytë, ku i vetëm para portës nuk arriti të shënoj.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Drenas me 17 qershor, ku Nikeli ka një përparësi të vogël pasi që është në shtëpi. /IndeksOnline/