09:50 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Ndeshja që po diskutohet shumë në NBA, gjyqtari ia vodhi fitoren Golden State

Golden State Warriors e ka humbur mbrëmë ndeshjen ndaj Minnesotas me rezultat 131-130. Më meritori për këtë fitore po llogaritet gjyqtari i ndeshjes.

Golden State arriti që në sekondat e fundit të barazoi me 3 pikëshin e Kevin Durant dhe një goditje të palejuar ndaj tij.

Por, gjyqtari befasisht nuk pranoi as 3 pikët dhe as ndërhyrjen ndaj tij. Pavarësisht kësaj, Curry arriti që pak sekonda më vonë të barazoi në 130-130.

Por, gjyqtari u bë krah i Minnesotas kur kishin mbetur të qindtat e sekondave nga fundi i ndeshjes.

Ai akordoi ndërhyrje në mbrojtje për Durant duke iu lejuar Minnesotas dy gjuajtje të lira nga të cilat një mjaftoi për tu shënuar për fitoren e radhës.

Curry, Durant e Green kanë qenë të ashpër në deklarata pas ndeshjes duke e quajtur gjyqtarin si MVP të ndeshjes./Indeksonline/