10:10 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Tyson Fury vs Deontay Wilder është vendosur të zhvillohet në këtë datë

Tyson Fury njoftoi të Premten se ai dhe kampioni i peshave të rënda WBC Deontay Wilder pritet të ndeshen më 22 shkurt në Las Vegas.

Fury e bëri zyrtare duke thënë  “Tani ose kurrë”  në ESPN, ndërsa vuri në dukje se marrëveshja varet nga dy ndeshjet që do ti zhvillojnë këta dy para se të ndeshen në mes vete, transmeton Indeksonline.

Wilder mbrojti me sukses rripin e tij kundër Ortizit në mars të vitit të kaluar përmes TKO në New York.

Fury dhe Wilder e përfunduan luftën me barazim në dhjetor ku Wilder arriti të mbante rripin e tij WBC. Wilder e rrëzoi Fury dy herë në ndeshje.

Wilder njoftoi në maj  se ai kishte ndërmend të luftonte kundër  Fury përsëri dhe tani, sipas Fury, ka një marrëveshje për ta zhvilluar këtë luftë./Indeksonline/.