19:09 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Ndeshje e bukur në “St. James Park”, Newcastle përmbysë Manchester Cityn për dy minuta

Skuadra e Newcastle United ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi suedez, Isak në minutën e 35’të, shkruan Indeksonline

Kurse vetëm një minut më vonë, Gordon çoi shifrat në 2:1 për ekipin e tij.

Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Bernardo Silva në minutën e 26’të./Indeksonline/