20:37 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ndeshje e zjarrtë në ”Rams Park” por Galatasaray dhe United ndahen në paqe

Një ndeshje e zjarrtë u zhvillua sonte në stadiumin ”Rams Park” në Stamboll.

Plotë gjashtë gola u shënuan në ndeshjen Galatasaray – Manchester United, e cila përfundoi me barazim 3-3, shkruan IndeksOnline.

Garnacho hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa Fernades dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.

Ziyech ngushtoi rezultatin për Galatasarayn në minutën e 29-të, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Me rezultat 1-2 u mbyll pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, United riktheu epërsinë e dy golave me McTominay i cili shënoi në minutën e 55-të.

Ky gol nuk i demoralizoi futbollistët e Gallatës, të cilët arritën të barazonin rezultatin.

Zyvich shënoi përsërsi nga gjuajtja e lirë në minutën e 62-të, ndërsa Akturkoglu barazoi shifrat në 3-3 pas gjashtë minutave.

Galatasaray me këtë barazim renditet në vendin e dytë të tabelës në Grupi A, me 5 pikë, ndërsa Manchester United është e fundit me 4 pikë, aq sa ka edhe Copenhagen./IndeksOnline/