09:40 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Ndeshje interesante në ligat kryesore të Evropës, vëmendja në Londër dhe Milano

Sot në program do të jenë mjaft ndeshje interesante në pesë ligat më të forta evropiane në futboll.

Në Premierligë, nga ora 15:00 Manchester City i shkon Newcastle, kurse Chelsea udhëton për tu përballur me Wolves.

Nga ora 17:30 luhet derbi i kësaj jave në Angli, ai mes Tottenham dhe Liverpool.

Në Bundesligën gjermane nga ora 15:30 luhet ndeshja Freiburg-Leverkusen, kurse nga ora 17:30 Koln-Stuttgart.

Në Serie A në mbrëmje luhet ndeshja derbi mes Milanit dhe Napolit me fillim nga ora 20:45.

Në Spanjë, Real Madridi e kërkon fitoren ndaj Cadizit në shtëpi, ndeshje kjo që fillon nga ora 21:00.