08:13 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Ndeshje interesante në UEFA Europa League, vëmendja tek më të fortit

Sonte zhvillohet faza e 1/16-ës së finales në UEFA Europa League, kompeticioni i dytë më i vlefshëm në botën e futbollit europian.

Në këtë fazë, vëmendja më e madhe është tek ndeshjet ku ballafaqohen ekipet e mëdha, duke përfshirë këtu AC Milan që luan ndaj Rennes në “San Siro”, shkruan Indeksonline

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feyenoordit dhe Romës, këto dy skuadrat ishin takuar në finalen e parë të UEFA Conference League në Tiranë.

Takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes Shakhtarit dhe Marseille, si dhe ajo mes Galatasarayt dhe Sparta Pragues. Disa prej këtyre takimeve nisin nga ora 18:45 e disa nga ora 21:00./Indeksonline/