19:53 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Ndeshje me t’i kënaq sytë, Prishtina e Drita dhurojnë spektakël por jo fitues

Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pasditën e sotme.

Prishtina dhe Drita kana barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Superligës së Kosovës.

“Plisat” kaluan të parët në epërsi me golin e Endrit Krasniqit në minutën e gjashtë të ndeshjes pas një aksioni model të nisur nga portieri.

Rezultatin e barazoi Astrit Fazliu dhjetë minuta para fundit të ndeshjes. Ai u gjet i vetëm në zonë pas një krosimi nga këndi.

Drita mbetet në krye të tabelës me 65 pikë, katër pikë më shumë se Gjilani derisa Prishtina në vendin e katërt me 58 pikë. /IndeksOnline/