22:52 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Ndeshje monotone, Reali barazon ndaj Villarreal

Real Madrid nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Villarreal, transmeton Indeksonline.

Në një ndeshje të balancuar në Santiago Bernabeu, e cila u karakterizua pa ndonjë rast të shënimit, të dyja skuadrat kalkuluan duke luajtur futboll të rezervuar.

Los Blancos patën mundësinë të shkëputën 5 pikë nga vendi i dytë, por me këtë barazim janë vetëm tre pikë larg nga Atletico dhe Sevilla, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.