12:33 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ndeshje spektakolare, Boston fiton pas vazhdimeve ndaj Clippers

Vetëm dy ndeshje u zhvilluan sot herët në NBA

Boston Celtics u përballën me Los Angeles Clippers ndërsa Oklahoma pati punë me New Orleans Pelicans.

Boston Celtics arriti t’i mposht “Clippersat” pas vazhdimeve pasi rezultati i katër çerekëve të parë ishte 114:114. Rezultati përfundimtar i atij takimi ishte 141:133.

Në anën tjetër, Oklahoma triumfoi ndaj “Pelicans” me pesë pikë diferencë.

Rezultati në fund të takimit ishte 118:123./Indeksonline/