14:26 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndeshje spektakolare, Interi fiton “trillerin” e shtatë golave

Inter ka arritur tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Sassuolos me rezultat 3:4.

Lautaro Martinez hapi serinë e golave në minutën e dytë. Ndërsa, shpejt barazuan vendasit.

Ishte Lukaku që me dy gola i dha epërsinë 1:3 Interit para pushimit ndërmjet dy pjesëve.

Pjesa e dytë ishte po aq interesante sa e para. Lautaro Martinez thelloi epërsinë në 1:4, ndërsa Sassuolo arriti vetëm ta ngushtonte epërsinë në 3:4 përmes Djuricic dhe Bogas.

Me këtë fitore, Inter mban hapin me Juventusin me 21 pikë një më pak se lideri, Juventusi./Indeksonline/