22:46 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kroacia i “hakmerret Spanjës”, lideri përcaktohet në Londër

Kanë përfunduar të gjitha takimet e natës së sotme në Ligën e Kombeve. Kroacia mori hak ndaj Spanjës për atë humbje poshtëruese 6-0 në Elche, në muajin shtator, teksa mbrëmjen e sotme arriti të triumfojë ndaj iberikëve, me rezultatin 3-2, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.

Ka qenë një ndeshje dramatike ku pjesa e dytë ka prodhuar 5 gola, ndërkohë që e para asnjë.

Ishin kroatët që kaluan në avantazh me Kramariç në minutën e 54-t, por barazuan spanjollët me Ceballos vetëm 2 minuta më vonë. Jedvaj realizoi përsëri në të 69-ën, por u përgjigj Ramos me 11-metërsh në të 78-tët. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej ka qenë përsëri Jevdaj që ka realizuar golin e fitores duke e futur Kroacinë në “valle” për kualifikim. Më poshtë edhe rezultatet e të gjitha takimeve. /IndeksOnline/