08:58 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / Blerim

Ndeshje të forta në Premierligë, vëmendjen e merr takimi Liverpool – West Ham

Sot Premierliga vjen me tri ndeshje të forta në program, që zhvillohen në termine të ndryshme dhe i takojnë xhiros së shtatë.

Ndeshja hapëse e kësaj dite do të jetë ajo ndërmjet, Sheffield United dhe Manchester city që fillon nga ora 13:30, shkruan IndeksOnline

Takimi i dytë me radhë do të jetë ai i orës 16:00 ndërmjet Burnley dhe Chelsea, ku skuadra e Lampard do të mundohet që me çdo kusht ta fitojë këtë duel dhe të jetë konkurrent për vendin e shtatë në Premierligë.

Ndërsa, takimi i ditës së sotme do të jetë ai i orës 18:30 ndërmjet Liverpoolit dhe West Hamit, ku skuadra e Klopp kërkon fitoren me çdo kusht që të renditët në vendin e parë në tabelë.