75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshjen, Kosova – Malta e drejton gjyqtari i njohur hungarez

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë këtë mesjavë ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Maltën, të enjten, me fillim nga ora, 20:45.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, ku Kosova synon fitoren e radhës në këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline.

Tani, UEFA ka vendosur që ndeshjen në fjalë ta drejtojë gjyqtari i njohur hungarez, Tamás Bognar.

Image result for Tamás Bognar

Asistentët e Bognar do të jenë Balázs Buzás, Theodoros Georgiou, Ferenc Karako, Peter Solymosi dhe Peter Kobor.

Bognar kishte drejtuar këtë vit ndeshjen eliminatore të Champions Leagues mes Shkëndijes dhe Salzburgu, ndeshje të cilën e fituan këta të fundit.

Në këtë ndeshje, Bognar dha gjashtë kartona të kuq (3-3), ndërsa asnjë të kuq si dhe asnjë penallti.

Ndeshja e fundit, në të cilën Bognar mori pjesë ishte mes Atalantas dhe Sarajevës, në kuadër të kampanjës së re në Europa League./IndeksOnline/

Image result for tamas bognar