12:59 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / C E

Ndeshjet e Europe Cup zhvillohen në Mitrovicë

KB Trepça ka bërë të ditur se ka fituar të drejtën për të organizuar ndeshjet e FIBA Europe Cup.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i KB Trpçës:

Evropa në “Minatori”

Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.
E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropianie zbarkojnë në “Minatori”.
Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup. Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga Islanda, Thor Thorlakshofn.
Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun përtugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.
Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin.
Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane.