20:51 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndeshjet ndërkombëtare, formacioni i javës

Këtë javë u zhvilluan ndeshjet e fundit ndërkombëtare për vitin 2017.

Kishte ndeshje miqësore por kishte edhe ato të rëndësisë më të madhe, ato të playoffit për Kupën e Botës “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

FIFA EA Sport ka publikuar formacionin e javës, me futbollistë të ndryshëm, përfshi edhe Armando Sadikun, sulmuesin e Shqipërisë, por i cili qëndron në bankën rezervë.

Formacioni me 11-ën më të mirë: Boruc (Polonia), Granqvist (Suedia), Rodriguez (Zvcira), Benatia (Maroko), Vrsaljko (Kroacia), David Silva (Spanjë), Eriksen (Danimarkë), Tolisso (Francë), Lukaku (Belgjikë), Sadio Mane (Senegal) dhe Son (Korea).

Në mesin e 12 lojtarëve të bankës rezervë është edhe ylli i Shqipërisë, Sadiku i cili realizoi dy gola në fitoren e kuqezinjve kundër Turqisë./IndeksOnline/