15:51 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Ndikimi i goditjes në trurin e fëmijës

Një fëmijë që goditet një herë në muaj për 3 vjet mjafton të ndryshojë trurin sipas studimeve.


* Rreth 400 neurone vdesin në një kohë.

* Ulet përqindja e materies gri e cila lidhet me shumë aftësi njohëse. Puna thelbësore e saj është përpunimi i informacionit në tru.

* Fëmija ka probleme me përmirësimin e aftësive të tyre të përshtatshme njohëse dhe edukative.

* Inteligjenca e tij ulet, kujtesa e tij dobësohet, dhe ai e ka të vështirë të përfundojë detyrat e thjeshta fizike dhe mendore.

* Ndryshon edhe përbërja e disa pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për t’u ndjerë i lumtur, kështuqë rriten gjasat që ai të përjetojë depresion kronik si i rritur.

* Kur prindi godet femijën me qëllim që ai të sillet më mirë, fëmija mëson të godasë njerëzit më të vegjël dhe më të dobët dhe kupton që rrahja është mënyrë e pranueshme për të marrë atë që duam prej tyre. Gjasat janë të mëdha që edhe ai të ushtrojë dhunë në të ardhmen.

* Truri i prindërve është i plotë dhe ata janë më të ditur dhe të vetëdijshëm se fëmija, gjë që i bën ata në gjendje të rregullojnë veten, për dalim nga fëmija truri i të cilit është ende në zhvillim dhe nuk është në gjendje të rregullojë ndjenjat dhe sjelljet njësoj si të rriturit. Pra, prindërit duhet të përpiqen të bëhen shembull i sjelljes së mirë dhe maturisë.

* Rrahja nuk është e dobishme në asnjë mënyrë. Mos harroni se shtëpia është strehë e fëmijës. Nëse nuk gjen dashuri dhe siguri në shtëpi në familjen e tij, ku tjetër do të gjejë?

* Dhe nëse ndjeheni sikur fëmija juaj po mëson mësimin pasi e keni goditur, të jeni të sigurtë që ai po fsheh diçka nga ju që mund t’ju shqetësojë që të mos e godisni atë prapë.