12:06 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndikimi i terrorizmit në zhvillimin ekonomik

Shkruan: Mr. Fahredin Verbovci

Perspektiva ekonomike prapa indikacioneve në rritje të terrorizmit në rajon dhe në gjithë botën,  ka imponuar një kërcënim serioz për qëndrueshmërinë e njerëzimit dhe në këtë kontekst edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Aktivitetet terroriste ne vend janë te sponsorizuara nga jashtë ne njërën ane si dhe duke u shfaqur brenda shtetit ne forme militantizmi i cili manifestohet me veshje karakteristike dhe me sjellje më ndryshe në rrethin ku jetojmë.

Sistemet globale ekonomike dhe politike në dekadat e fundit janë përballur me kërcënime serioze nga grupe të ndryshme terroriste dhe implikimet e tyre po rriten me shpejtësi të madhe në shtetet në rajon dhe më gjerë.

Marrë në konsideratë situatën e tillë, neve të gjithëve na takon dhe jemi të obliguar që të adresojmë dhe të analizojmë rreziqet e terrorizmit dhe aktivitet terroriste. Këto aktivitete janë të orientuara dhe kane ndikim në sistemet ekonomike duke kontribuar në rënien e niveleve të bruto produktit të përgjithshëm të shteteve, rritjes së shpenzimeve të panevojshme, si në aspektin ushtarak njashtu edhe tek agjencitë e sigurisë me koston e zhvillimeve shoqërore dhe ekonomike, de-inkurajimin e investitorëve të huaj, trazirave sociale dhe rritjes së papunësisë së të rinjve, varfërisë, dhunës politike. Te gjitha këto na detyrojnë te ndërtojmë një plan strategjik për menaxhimin e rrezikut që vjen si rrjedhojë e aktiviteteve terroriste por jo vetëm.

Shekulli XXI konsiderohet si shekulli i ndryshimeve të mëdha, ku globalizmi ka stimuluar forma të reja partneriteti dhe raportesh gjeopolitike dhe ekonomike. Prandaj, përballë një fenomeni të tillë askush nuk është i përjashtuar dhe të gjithë janë të rrezikuar. Aktet terroriste mund të shkaktojnë humbje të jetës në njërën anë dhe shkatërrim të pasurisë e cila ka një kosto të madhe financiare.

Por, a ka terrorizmi gjithashtu ndikim në ekonomi që shtrihet përtej veprimeve terroriste dhe veprimeve të dhunshme?

Janë bërë shumë hulumtime nga njohës të fushës së ekonomisë nëse terrorizmi mund të dëmtojë ekonominë e një vendi të zhvilluar apo në zhvillim, në rritje të ekonomisë, investime të jashtme, tregtinë në përgjithësi, nëse po, cilat më së shumti dëmtohen.

Dhe në këtë drejtim zt. Subhayu Bandyopadhyay, (ekonomist në Bankën Federale të Rezervave të Shën Louis, USA) dhe Javed Younas, (profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Amerikan të Sharjah), erdhën në përfundim se terrorizmi përveç që krijon ndjenjë të frikshme dhe pasoja shkatërruese në ato vende që ndodh akti terrorist, ndikim të madh mund të ketë edhe në ekonominë e atij vendi.

Këta hulumtues, përveç tjerash erdhën në përfundim se nga viti 2001 e deri në 2012 në dymbëdhjetë shtete (Afganistani, Iraku, Gaza, Siria, nuk kanë qenë pjesë e këtij grupi për shkak të luftës në vazhdimësi si dhe konfliktit civil) nga të gjitha sulmet terroriste që janë bërë, zbuluan se 87 % e tyre kanë qenë sulm në nivel nacional d.m.th. të shtyrë nga njerëzit, grupet në nivel nacional, ndërsa pjesa tjetër i takon terrorizmit ndërkombëtar dhe shumica e këtyre shteteve të cilat kanë qenë cak i sulmeve terroriste, kanë qenë shtete në zhvillim e sipër.

Natyrisht që pasojat nga aktet terroriste rritin koston për siguri dhe në këtë kontekst edhe humb fuqia punëtore duke ndikuar në humbje të kapitalit dhe ka të ngjarë që zvogëlohen të ardhurat kombëtare.

Aktet terroriste në një vend në zhvillim krijon rrezik që investitorët e huaj të mos jenë në gjendje të marrin kthimin e investimeve të tyre në të ardhmen dhe përveç kësaj ndikon në ulje të tregtisë me shtete të prekura nga aktivitetet terroriste. Investitorë të tillë do të kërkojnë shtete alternative, me ambiente më të sigurta për të investuar.


Terrorizmi gjithashtu rrit kostot e të bërit biznes me vendet e prekura nga terrorizmi. Kjo rrit çmimet e produkteve, e cila nga ana tjetër ndikon në zvogëlim të eksporteve dhe importeve të këtyre shteteve të prekura nga fenomeni i terrorizmit.

Por cilat me të vërtet mund të jenë ndikimet në ekonomi nga terrorizmi?

Duke ditur që pas çdo akti terrorist pasojat në njerëz mund të jenë të mëdha dhe kjo kosto është shkatërruese për njerizimin në aspektin shpirtëror, ndikimi në ekonominë e shtetit mund të jetë më i madh se sa ne mund të kuptojmë.

1. Shkatërrimi i ekonomisë

Pasojat nga aktivitetet terroriste janë të matshme, të kushtueshme dhe shkatërruese. Pas çdo akti terrorist pasojat janë si në njerëz, ambiente, mjete transportuese, biznese (hotele, restorante), objekte të kultit fetar.

Na kujtohen sulmet në shkallë të gjerë në Qendrën Botërore të Tregtisë me 11 shtator 2001 dhe si pasojë e këtij sulmi ka pasur humbje jete të mijëra njerëzve të punësuar, shkatërrime në pronë (që është vlerësuar në miliarda dollarë humbje), pastaj humbje të vendeve të punës.

Pra, me fjalë tjera, ato vende të cilat kanë gjeneruar të ardhura janë shkatërruar dhe në anën tjetër kapitali investues tash duhet të ridrejtohet në drejtime tjera, si në forcim të mëtejmë të forcës ushtarake njashtu edhe të agjencisë për siguri (edhe pse as ushtria e as agjencia e sigurisë nuk përmirëson kualitetin e jetës së komunitetit sikurse nuk ndikon në rritjen e ekonomisë).

  • Rritja e pasigurisë në tregje


Natyrisht që sulmet terroriste edhe nëse nuk ndodhin në vendin ku jetojmë prapëseprapë në mënyrë indirekte ndikojnë në ekonominë e shtetit. Kjo për faktin se mbillet frika dhe ndjenja e pasigurisë në investime në tregje financiare. Të flasim në këtë aspekt është i pashmangshëm të mos potencojmë sulmin terrorist të shtatorit 2001 në ShBA dhe më pas faktin që shumë tregje financiare janë mbyllur si pasojë e ndjenjës së pasigurisë për një periudhë të gjatë kohore. Përveç kësaj, kujtojmë edhe sulmet terroriste në disa shtete të BE-së (Francë, Belgjikë).

Tutje, sulmi terrorist në Nice (Fr), vetëm se ka shtuar ndjenjën e pasigurisë se Franca nuk mund të jetë një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt për investime si rezultat i këtij sulmi shkatërrues si në viktima në njerëz njashtu edhe në biznese. Prandaj, në situata të tillë kur investimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë në një nivel të ulët si pasojë e ndjenjës se bota është e mbushur me veprime terroriste s’ka se qysh ndryshe të konsiderohet vetëm si ndikim direkt në ekonomi.

Kërcënimi i vërtetë i terrorizmit global nga perspektiva e një investitori ka të bëjë me një pamje më të gjerë, jo të incidenteve individuale. Investimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar nga aspekti i biznesit janë më të ulëta në një botë të mbushur me terrorizëm.

  • Turizmi dhe investimet e jashtme direkt (sigurimet, tregtia)

Efekteve negative të terrorizmit pa dyshim se nuk i shpëton as turizmi, që është një faktor me rëndësi i zhvillimit ekonomik të shtetit. Për të kuptuar më mirë se në turizëm çfarë ndikimi negativ mund të ketë terrorizmi, shembulli më i mirë për ilustrim është sulmi terrorist në Francë.

Në Francë turizmi zë përafërsisht 7-8% të totalit të produktit të brendshëm bruto (PBB) dhe pas sulmeve terroriste në Nice (Francë), në bazë të analizave të bëra nga dikasteret përgjegjëse të  turizmit në Francës, pritshmëritë kanë qenë që diku rreth 30% të kenë më pak turistë pas sulmit terrorist.

Kjo mund të jetë për shkak të kërcënimeve të afërta, siç janë rrugët e kompromentuar tregtare dhe sistemet e shpërndarjes, ose për shkak të reagimeve psikologjike dhe fizike ndaj terrorizmit. Kjo gjithashtu nënkupton më pak investime të huaja në ato vende të prekura nga terrorizmi e në veçanti në vendet e paqëndrueshme. Pra, marr në konsideratë këtë qe u potencua, terrorizmi dëmton tregtinë ndërkombëtare në shkallë më të gjerë.

  • Lufta mund të konsiderohet “shëndet” i shtetit

Ekziston një thënie e vjetër në studimin e ekonomisë politike që thotë “lufta është shëndeti i shtetit”. Do të thotë që gjatë kohës së konfliktit qeveria dhe qytetarët janë shumë më të prirë të heqin dorë nga liritë ekonomike dhe politike në këmbim të sigurisë.

Këtë periudhe kohore mund ta karakterizon dhe në realitet rezulton në taksa më të larta, deficite më të larta të qeverisë dhe inflacion më të lartë, sepse gjatë kohës së luftës civile ose akteve terroriste, qeveria në të shumtën e rasteve zbaton kontrolle strikte ne fushën e ekonomisë e cila me pas do te ketë ndikim ne shoqërinë ne tersi. Qeveritë janë më pak efektive në administrimin e burimeve financiare për aktivitetin ekonomik, veçanërisht kur ato burime janë bashkëvepruar për të arritur një objektiv strategjik ushtarak. Kur qeveritë fokusohen në aspektin ushtarak, ekonomia private vuan.

Lidhur me këtë, ekonomisti dhe historiani Robert Higgs në librin e tij “Crises and Leviathan” në mes tjerash ka theksuar se qeveritë për një kohë të gjatë qëndrojnë me këtë gjendje përderisa të përfundonë mbështetja  ushtarake (angazhimi i forcës se sigurisë gjate gjendjes se jashtëzakonshëm) dhe zhvillimi ekonomik stagnon.

5. Rritja e nacionalizmit të brendshëm në kuadër të shteteve/skepticizmi i huaj

Përfundimisht, rrezik për ekonomi në kohë të fundit po bëhet edhe një rritje e nacionalizmit në nivel nacional të kulturave të huaja, bizneseve, punëtorëve emigrantë dhe refugjatëve. Këtë më së miri na e dëshmon kohën e fundit shfaqja e këtij lloji te nacionalizmi, si në ShBA njashtu edhe në disa shtete të Evropës.

Lëvizje të tilla populliste tashmë janë shfaqur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndjenjat anti-globaliste dhe anti-tregtare e sollën situatën në të cilën gjendet Britania e Madhe me procesin e Brexit-it. Mos te harrojmë qe gjate kësaj periudhe kohore ajo qe me se shumti mund të ndikoj gjate kësaj periudhe është propaganda nga qarqet e jashtme (lufta hibride).

Kësi lloje të ngjarjeve politike kanë një paqartësi ekonomike duke filluar nga përdorimi i valutës në tregti dhe natyrisht në diplomaci. Mbyllja apo izolimi i kufijve për tregti dhe lëvizje të fuqisë punëtore i zvogëlon transaksionet ekonomike dhe kufizon aftësitë prodhuese të produkteve të lloj-llojeve dhe në një mënyrë apo tjetrën mund të ndikojë në rritje të pakënaqësive sociale e deri te ndonjë veprim terrorist në nivel nacional.

Këto janë ndikimet e veprimeve terroriste në ekonomi, deri sa pasojat nga aktet terroriste në ekonomi kanë kosto direkt dhe indirekte.

Kostot direkt janë ato të cilat përfshijnë humbjet e menjëhershme të jetëve të njerëzimit, shkatërrimet e objekteve që janë cak i sulmeve, infrastruktura e dëmtuar dhe natyrisht në afat të shkurtër edhe zvogëlimi i tregtisë (të bërit biznes), mbyllja e përkohshëm e biznesit (përfshirë edhe pagat e të punësuarve).

Ndërsa kostoja indirekte e akteve terroriste ka të bëjë me kosto të mëvonshme e cila reflekton në ekonominë e shtetit në të cilin ndodh akti terrorist. Këto kosto ndërlidhen me uljen e prodhimit të brendshëm bruto, ndryshim të shkallës së inflacionit, rritje të papunësisë, humbje e investimeve të jashtme (pasiguria).

Pasojat në ekonomi nga terrorizmi në vendet në zhvillim janë më të theksuara se sa në vendet e zhvilluara. Sido që të jetë, jemi të vetëdijshëm se terrorizmi mund të imponojë kosto për një vend të synuar ne disa mënyra. Incidentet terroriste kanë pasoja ekonomike duke devijuar investimet e huaja, shkatërrimin e infrastrukturës, ri-drejtimin e fondeve të investimeve publike në siguri ose kufizimin e tregtisë. Nëse një vend në zhvillim humb mjaftueshëm investime te jashtme e që është një burim i rëndësishëm kursimesh, atëherë ai gjithashtu mund të përjetojë ulje të nivelit të rritjes ekonomike. Ashtu si kapitali mund të marrë fluturim nga një vend i goditur nga një luftë civile, një fushatë mjaft intensive terroriste mund të zvogëlojë në masë të madhe flukset hyrëse të kapitalit.

Në një situatë të tillë, humbjet e tilla mund të kenë një ndikim të përkohshëm, pasi burimet janë shpërndarë në sektorë të tjerë ose janë orientuar në ato drejtime për të qetësuar shqetësimet e popullatës. Për më tepër, ekonomitë e vendeve të zhvilluara kanë aftësi më të mira monetare dhe fiskale, për të kufizuar ndikimet në indikatorët makroekonomikë të sulmeve terroriste sesa vendet e vogla në zhvillim. Kështu që, bazuar në këtë mund të konkludojmë se vendet e zhvilluara kanë më shumë të ngjarë të shfaqin reagime specifike të sektorit ndaj sulmeve të terrorizmit, ndërsa tek vendet në zhvillim janë të prira të shfaqin disa pasoja makroekonomike ndaj një sulmi veçanërisht të mbrapshtë ose një fushate të qëndrueshme terroriste.

Në situata të tilla kur kemi akte terroriste dhe me qëllim që këto akte të kenë më pak ndikim në ekonomitë e shteteve të prekura nga terrorizmi, duhet që dikasterët përgjegjës (Departamenti i Sigurisë Kombëtare) t’i inkurajojë organizatat që të planifikojnë dhe të jenë të përgatitura për çdo situatë që mund të ndodhë.

Planifikimet duhet të përfshijnë plane konkrete (personel, pajisje, mjete dhe fonde rezervë) në reagim dhe përgjigje karshi situatës në terren në drejtim të rimëkëmbjes nga fatkeqësia.

Për mes analizimit të incidenteve të ndryshëm të ndodhur do të na  ndihmonte në procesin e planifikimit strategjik duke i mundësuar planifikuesit që të simulojnë raste dhe te nxjerr rezultate të shumta të bazuara në të njëjtat inpute bazë si dhe një studimi të rasteve të reja që do të mund to ndodhin.

Konkludime

Duke e ditur ndikimin e kostos(direkt dhe indirekt) të dëmeve nga veprimet (aktet) terroriste në ekonomi, për qeverinë dhe agjencitë brenda shtetit janë mundësitë më të mira t’i drejtojnë burimet kah minimizimi i kostos së ndikimit të terrorizmit në ekonomi.

Mundësi e mire në koordinimin e te gjitha aktiviteteve përmes procesit të përgatitjes, përgjigjes, rimëkëmbjes dhe zbutjes së situatës së krijuar në reagime më profesionale në tejkalimin e situatave emergjente.