16:41 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndiqet nga një ketër i vogël, telefonon policinë

Një rast interesant dhe i çuditshëm ka ndodhur në Karlsruhe të Gjermanisë. Një person është ndjekur nga një ketër i vogël dhe ka telefonuar policinë pasi ishte shumë i frikësuar, transmeton Indeksonline.

Policia përmes një postimi në Twitter ka treguar se personi që i thirri kishte thënë: “Më ndihmoni, po ndiqem nga një ketër.”

Pasi policia kishte kapur ketrin, ai kishte rënë për të fjetur. Ketri ishte dërguar në qendrën për kujdesej të kafshëve.

Një police tha se kur ketrat e vogël humbin nënë e tyre, zakonisht shkojnë pas një njeriu për ta zëvendësuar.

Sulmet e ketrave ndonjëherë janë të frikshme. Në New York vitin e kaluar, policia kishte paralajmëruar njerëzit të kenë kujdes në “Prospect Park”, pasi që një ketër po sulmon njerëzit.

Kurse para tre viteve në Angli, gjashtë ketra kishin kafshuar një fëmijë tre vjeç. /Indeksonline/

Temat: