16:33 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ndiqni këto katër rregulla nëse keni thonj të dëmtuar

Jo të gjithë kemi thonj perfekt dhe të fortë. Mënyra më e mirë nuk është të aplikoni xhel mbi to, pasi i dëmton më shumë. Por duhet të kujdeseni që thonjtë tuaj të fitojnë fortësinë.

Problemi i thyerjes së thonjve është një nga më të njohurit për femrat. Mos iu drejtoni dyqanit për të blerë një produkt të shtrenjtë, para se të provoni ta zgjidhni me mjete shtëpiake problemin tuaj.

Ja disa këshilla shumë të vlefshme dhe efektive

  1. Zhytja në vaj ulliri

Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm! Pavarësisht se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ripërtëritjen e hidratimit të lëkurës, mund t’ju ndihmojë edhe në forcimin e thonjve. Vaji i ullirit ka aftësinë e depërtimit dhe ripërtëritjes së fortësisë së thonjve. Thjesht, futini gishtat në vajin e ullirit për dhjetë minuta, për çdo ditë, dhe shumë shpejt do ta vini re ndryshimin.

  • Banjë me kripë deti

Kripa e detit përdoret edhe si banjë duke i ndihmuar lëkurës që të duket më e re, më e bukur, por është e mirë edhe për thonjtë tuaj. Thjesht, katër lugë të kripës së detit me dy gota ujë fusni gishtat dhe i mbani për dhjetë minuta. Këtë përsërisni dy herë në javë dhe shumë shpejt do ta vëreni dallimin.

  • Banjë me qumësht

Sigurojuni sasi të mjaftueshme të kalciumit thonjve tuaj, duke i futur në qumësht dhe duke i mbajtur për pesë minuta. Në këtë mënyrë do t’i forconi thonjtë dhe do ta parandaloni pëlcitjen dhe thyerjen e tyre. Nuk do të gaboni nëse qumështit i shtoni edhe të verdhën e një veze.

  • Vazelina

Dehidrimi është shkaktari primar i shfaqjes së dëmtimeve në thonj. Vendosja e vazelinës në thonj është fshehtësi e thjeshtë që ndihmon në ruajtjen e hidratimit të thonjve dhe parandalon pëlcitjen e tyre.