20:42 / E Diele, 14 Maj 2023 / AR

Ndiqni në kohë reale numërimin e votave në Shqipëri

Ditën e sotme Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. Nga ora 07:00 5213 deri në orën 19:00 qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.

Deri më tani kanë dalë rezultatet e para në Kamëz ku bëhet me dije se në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen si dhe për procesin e numërimit, çdo një orë dhe për t’u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU.