16:51 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / AR

Ndizen dritat e bredhit më të madh në SHBA

Qendra tregtare “Dallas Mall” i ka ndezur dritat e bredhit më të madh të Krishlindjeve në SHBA, i cili përbëhet prej 95 këmbësh.

Bredhi ka një yll prej 10 këmbësh, që u vendos në majë të pemës me një vinç të veçantë.

Ndërsa, 450 mijë drita vezulluese u testuan me dorë përpara se të lidheshin në bredh.

Sakaq, u deshën gjithsej 50 persona për ta ndërtuar e dekoruar bredhin e rrallë.