22:38 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

“Ndizet” qyteti tifozët që ishin në Pejë arrijnë në Gjilan, policia përkujdeset për sigurinë (Video)

Tifozët që qëndruan në Pejë për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës, Drita, tashmë kanë arritur në binën e realizuar para Teatrit të Gjilanit, e rregulluar për të pritur lojtarët dhe gjithë përkrahësit e Dritës.

Indeksonline u sjell disa moment nga arritja e tyre në këtë pjesë të qytetit, bashkë me Kupën të cilën e morën pas fitores së epitetit Kampionë të Futbollit të Superligës në Kosovë.

Atmosfera në Gjilan veçse ka nis dhe sigurisht do të zgjasë për shumë kohë. Në këtë pjesë të qytetit janë parë edhe shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për mbarëvajtjen e gjithë situatës./Indeksonline/