07:19 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndjekje si në filma, shoferi me mercedes tallet keq me policët

Kjo situatë nuk është një ditë tipike në Aeroportin Ndërkombëtar të Lionit, pasi një automjet është parë duke ecur me shpejtësi në drejtim të pistës.

20 automjete policore dhe një helikopter e ndoqën mjetin.

Shoferi më pas u hodh nga makina dhe filloi të vraponte. Ndjekja spektakolare është kapur në kamera.

Burimet policore u thanë mediave franceze se situata në pistë ishte “e komplikuar”. Ndjekja zgjati vetëm disa minuta, por ishte e mjaftueshme për të prishur operacionet në aeroport.

Media lokale identifikoi automjetin si një Mercedes gri me regjistrim të huaj. Shoferi, i cili thuhet se ishte përgjegjës për shumë dëmtime, u arrestua.

Aeroporti është mbyllur përkohësisht dhe të gjitha fluturimet kanë vijuar me sukses, sipas raporteve. Motivet e shoferit janë aktualisht të panjohura.

Aeroporti, i vendosur 20 km nga qendra e Lionit, trajtoi mbi 10 milion pasagjerë në vitin 2017.