23:05 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo, vajza heq kërthizën dhe ia dhuron të dashurit

Paulina Casillas nga Meksika e ka hequr kërthizën e saj dhe ia ka dhënë ish-të dashurit si dhuratë.

Përveç kësaj, 23-vjeçarja kishte bërë edhe disa ndërhyrje të tjera kirurgjike në trupin e saj, si korset i shpinës dhe ndarjen e gjuhës, me qëllim që t’i iktë pamjes humane.

Megjithatë, tani Paulina thotë se i ka rënë pishman dhe se të gjitha këto veprime i quan të pamatura dhe impulsive.

“Gjithmonë kam pasur probleme me familjen time. Nuk isha e afërt me ta gjatë asaj kohe. Doja ta dehumanizoja veten në një mënyrë simbolike, të bëja diçka kontroverse”, deklaroi Casillas.

Më tej ajo shtoi: “Isha shumë e dashuruar me të dashurin tim të asaj kohe, i cili më përkrahte në shumë kohë të vështira dhe njëri ndër njerëzit më me influencë në jetën time. Veprimi i kërthizës ishte diçka që e bëra në një moment të nxituar. Ishim të rinj dhe budallenj, por kështu jam ndjerë”.

“E futa në një qese të vogël me një shënim “Të dua”. Pra ishte diçka shumë emocionale”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

“Ai e mbajti dhe do ta ruajë përgjithmonë, sepse ia di kuptimin. Tani jemi miq të mirë, por gjithmonë do ta duam njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.