10:40 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndodh në Australi: Kur rrjeta i dorëzohet golave të Berishës (Video)

Besart Berisha shënoi tri gola në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory 5 me 2 kundër Central Coast Mariners.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i ndihmoi ekipit të tij të “korrë” një fitore të rëndësishme në xhiron e 23’të të “A-League”, shkruan IndeksOnline.

Por në minutën e 65’të, vetëm pak minuta nga goli i dytë i shënuar nga Berisha, rrjeta e portës së kundërshtarit u shqye.

Për ta rregulluar atë u dashtë ndihma e futbollistit, Barbarouses, i cili bëri një veprim të pëlqyer për tifozët e futbollit.

Kujtojmë se me këtë fitore ekipi Berishës tani gjendet në pozitën e tretë me 35 pikë, 17 më pak se lideri Sydney (52 pikë) ./IndeksOnline/