09:22 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndodh në EuroU17, portieri ndëshkohet me të kuq gjatë penalltive (Video)

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen Holandë – Republika e Irlandës në Euro U17.

Takimi mes dy shteteve u mbyll me barazim 1 me 1, për të shkuar më pas në penallti, shkruan IndeksOnline.

Në penalltinë vendimtare, portieri i Irlandës, Jimmy Corcoran bëri një pritje sensacionale, por gjyqtari i ndeshjes riktheu penalltinë pasi portieri kishte dalë nga vija e portës më herët seç duhej. Kështu, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq Corcoran-in.

Në ekzekutimin e dytë, ku në portë ishte një futbollist i Irlandës, në gol e shndërroi Iwan Redan, duke ia siguruar gjysmëfinalen ekipit të tij.

Ky vendim nuk u ka pëlqyer shumë ekspertëve të futbollit, duke e quajtur si skandaloz!./IndeksOnline/