15:38 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndodh në Kosovë, hiqet uji e lloqi me kove nga fusha!

Pas reshjeve të shiut është rënduar gjendja e fushës në Krushë të madhe.

Para ndeshjes Bashkimi – Vjosa është angazhuar një grup i punëtorëve për të larguar ujin nga terreni.

Sidomos te zona e portierëve ishte mjaft e keqe. Kjo ndeshje është në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Dytë, Grupi B. /Indeksonline/