23:45 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndodh në Londër: Griezmann i bashkohet lojtarëve të Arsenalit (Foto)

Antonie Griezmann, futbollisti i Atletico Madridit ka qenë i shoqëruar nga tre futbollistë të Arsenalit.

Ndeshja basketbollistike mes Philadelphia 76ers dhe Boston Celtic, e zhvilluar në Londër – mblodhi shumë tifozë, ku ndër ta ishin edhe futbollistë të Arsenalit, Unitedit, Chelseat, Tottenhamit, Manchester Cityt e shumë të tjerë, shkruan IndeksOnline.

Por, befasi ishte prania e Antonie Griezmann, i cili ishte i shoqëruar me yjet e Arsenalit: Lacazette, Bellerin dhe Monreal.

Kujtojmë se Griezmann është duke u kërkuar me ngulmë nga klubet angleze, përfshi edhe Arsenalin./IndeksOnline/